Avokatët mbrojtës të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj, kërkojnë lejimin e vizitave familjare për të paraburgosurit

Sot dhe nesër, në Gjykatën Speciale, mbahet seanca e Apelit në çështjen e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Pas kërkesës të avokatit të Nasim  Haradinajt, Paneli i Gjykatës së Apelit, në kuadër të Gjykatës Speciale,  ka lëshuar një urdhër me të cilin ka caktuar seancën për sot dhe nesër.  Çështja ka të bëjë me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, sipas nenit 15(2) të Ligjit për Gjykatës Speciale  dhe Zyrën e Prokurorit. Sipas aktakuzës, së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj, kryetar dhe nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Gjykatës Speciale ndër të cilat ka  të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve të mundshëm.  Aktgjykimi u shpall më 18 maj të  vitit 2022. Të dy të akuzuarit u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burg. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj i dorëzuan njoftimet për apel ndërsa Zyra e Prokurorisë  ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të apelojë aktgjykimin e shkallës së parë, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …