Flet Qemal Cicollari: Akuza kundër LNÇ-së janë përmbledhur në filozofinë neofashiste të PD, e cila artikulohet nga kryekrimineli, Sali Berisha

Kryetari  i Partisë Komuniste të Shqipërisë, Qemal Cicollari ka reaguar ashpër, pas deklaratave të bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, të cilin e cilësoi si luftë “vëlla vrasëse”, duke bërë kështu fajtor partizanët që luftuan dhe dhanë jetën për liri në Luftën e Dytë Botërore. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Cicollari i kërkon hapur Sali Berishës që të  mos kruhet me partizanët, ndërsa thekson se një neoballist dhe ‘non grata’ si kreu i “Foltores”, sipas tij, nuk ja ul dot vlerat LANÇ. Madje, kreu i PKSH shkon deri atje sa i përmend gjithë aferat korruptive dhe kriminale ku është përfshirë Berisha, sikundër është “21 Janari”, duke e cilësuar ish-kryeministri si një turp kombëtar që i ka duart e lyera me gjak.

-Zoti Cicollari, ish-kryeministri Sali Berisha provokoi për 29-Nëntorin, teksa luftën partizane e cilësoi vëllavrasëse, ndërsa hodhi akuza ndaj partizanëve për gjenocid dhe krime. Si ju duket kjo deklarate e fortë e tij dhe sipas jush a kanë kryer partizanët luftë “vëlla vrasëse”?

Deklaratat e Sali “non gratës” nuk çudisin më njeri. Ka gati 30 vite që PD e Berishës ka hedhur akuza kundër LANÇ dhe kanë falsifikuar dhe mohuar LANÇ. Këto akuza janë përmbledhur në filozofinë neofashiste të PD, e cila artikulohet nga kryekrimineli Sali Berisha. Berisha i ka artikuluar edhe  më parë akuzat e tija se  LANÇ nuk ishte një luftë çlirimtare, por sipas tij ishte luftë civile dhe vëlla vrasëse, këto akuza të pathemelta nuk kanë asnjë bazë reale.  Historia  e LANÇ tregohet qartë me fakte të dokumentuara që gjenden në çdo arkiv në vend por edhe në botë, të cilat vërtetojnë qartë se LANÇ ishte një luftë çlirimtare kundër pushtuesit fashist. Dokumenti i gjallë historik është edhe vetë populli shqiptar që gjatë luftës ka provuar në trupin e tij plagët që i kanë hapur pushtuesit fashist dhe tradhtarët e vendit. Berisha  kërkon të mohoj Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, dhe ai këtë e bënë me qëllim të caktuar se PD vazhdon që jo vetëm të rehabilitoj tradhtarët e atdheut, por është edhe pasardhëse politike e ish-organizatave tradhtare të ballit kombëtar dhe të legalitetit dhe ndjek politikën antikombëtare.

-Sali Berisha duket i vetëm në betejën e tij kundër 29 nëntorit, e cila për shqiptarët është një ditë e shenjtë dhe dita kur vendi është çliruar nga okupatori nazi-fashist. Edhe ambasada e SHBA ka uruar këtë 29 nëntor, ditën e Çlirimit, duke vlerësuar luftën partizane dhe rreshtimin e Shqipërisë krah aleatëve. Pse Berisha ka këtë urrejtje për LANÇ?

Biografia  e Sali Berishës është e gjatë dhe ka qenë ish-komunist që tradhtoi të kaluarën e tij për interesat e  pushteti në dëm të interesave të popullit. Këtë urrejtje ai e ka sepse është shndërruar në një kundër revolucionar dhe këtë e ka faktuar gjatë gjithë rrugëtimit të tij politik, duke kryer krimet më të rënda. Ai i ka shkaktuar dëme të mëdha vendit, ka kryer krime që nga vitet 1990, mjafton të sjellim në vëmendje tragjeditë që ndodhën në 1990 kur turmat e PD të drejtuara nga PD shkatërruan ekonominë e vendit, bujqësinë, vodhën pasuritë e popullit, privatizuan pjesën më të mëdha të pronave të popullit. Kjo parti, mban përgjegjësi për tragjedinë e Gërdecit, ku u vranë edhe fëmijë, si edhe për 4 të vrarët në 21 janar 2011.

-Pse PD nuk e njeh 29 nëntorin sipas jush?

Partia Demokratike nuk e njeh 29 nëntorin sepse PD udhëhiqet nga një filozofi neofashiste dhe është kundër LANÇ, si edhe mohon edhe rolin e Enver Hoxhës në atë luftë. Duke  mohuar këtë datë kërkon të ligjësoj vullnetin politik të ish-forcave balliste dhe zoriste që kërkon ti rehabilitoj. Berisha është armik i ditës së çlirimit të vendit.

-Po ballistët dhe zogistët kanë dhënë kontribut ne çlirimin e vendit?

Organizata e Ballit dhe Legalitetit, sikundër i tregon historia me fakte u drejtua nga kryeballisti Mit-tat Frashëri dhe legaliteti përfaqësonte  interesat  e mbretit Zog. Të dyja këto organizata bashkëpunuan me pushtuesit nazifashist italo-gjerman, duke luftuar kundër popullit dhe vranë 28 mijë dëshmorët e atdheut dhe torturuan dhe burgosën në burgjet e fashizmit shumë shqiptar.

– Si duket situata brenda Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe kush janë disa nga prioritetet e kësaj force politike që ju drejtoni?

Partia Komuniste, ne komunistët shqiptarë nuk jemi nostalgjikë të Enver Hoxhës. Ne jemi nxënës dhe vazhdues të veprës së tij revolucionare në shërbim të popullit dhe të atdheut. Jemi idealistë, jemi anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë, vazhduesit. Ne kemi bindje komuniste dhe këto bindje komuniste janë botëkuptimore. Partia Komuniste e Shqipërisë është partia e klasës punëtore e cila udhëhiqet nga shkenca marksiste-leniniste dhe mësimet e Enver Hoxhës. Si Parti Komuniste, ne shprehim dhe mbrojmë interesat e klasës punëtore dhe të masave punonjëse. Jemi kundër kapitalizmit, sistemit të vjetër kapitalist, shtypës dhe shfrytëzues. Ka mijëra anëtarë, me dhjetëra, mijëra simpatizantë të cilët po rriten çdo ditë e më shumë si numër. Mbi 5000 anëtarë partie.  (Gazeta Sot)

Kontrolloni gjithashtu

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën: Flasin Meri Mezini, Irini Qirjako, Margarita Xhepa, Alida Hisku, Myfarete Laze, Enrieta Sina

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën Gëzuar 8 Marsin nënat tona Çfarë është për …