Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Fikrim Damka ka reaguar kundër fyerjes që i ka bërë islamit, ambasadori, Q. Gashi

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Fikrim Damka ka reaguar kundër fyerjes që i ka bërë islamit, ambasadori, Q. Gashi

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Fikrim Damka, ka reaguar kundër fyerjes që i ka bërë islamit, ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi. Ai ka thënë se sjellja e tillë e ambasadorit, e cila shkakton një urrejtje ndaj fesë dhe besimit, përbën një mosrespektim të madh për botën Islame dhe vlerat e njerëzimit, përfshirë dhe vendit që ai e përfaqëson dhe qytetar i të cilët është.  Si një sjellje e papranueshme për ne, përkundër kërkesës dhe letrës zyrtare për shkarkimin e menjëhershëm të ambasadorit drejtuar kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit Hashim Thaçi, për fat të keq deklarojmë që institucionet përkatëse nuk kanë ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim. Si Grup Parlamentar 6+, unë do të doja t’ju informoja nga këtu që përveç ligjit Covid 19 dhe ligjit për rimëkembje ekonomike,  ne nuk do të votojmë asnjë legj tjetër në Kuvend si 6 deputetë, deri në momentin e shkarkimit të ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi  duke ftuar në praninë tuaj edhe njëherë kryeministrin që të ndërmarr hapat e nevojshme në drejtim të shkarkimit të menjëhershëm të personit në fjalë.  Ne presim që Kryeministri dhe Presidenti të ndërmarrin hapat e nevojshme sa më shpejtë që është e mundur, thuhet mes tjerash në reagimin e nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Fikrim Damka.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …