Nënkryetari Iska, mori pjesë në Konferencën paraofertuese për Ankandin Solar 100 MW

Nënkryetari i komunës së Rahovecit Fatmr Iska, mori pjesë në Konferencën paraofertuese për Ankandin Solar 100 MW, organizuar nga Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me USAID-in. Kjo konferencë ofertuese, e para e këtij lloji, bashkoi zhvilluesit e projekteve, institucionet e sektorit të energjisë, partnerët ndërkombëtarë të zhvillimit dhe palët e interesit në sektor, për të diskutuar ankandin e parë të energjisë së ripërtëritshme. Roli i Komunës së Rahovecit, përgjatë këtij procesi, ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm. Komuna e Rahovecit ka mbështetur dhe do ta mbështesë këtë projekt që do ta bëjë komunën e parë me një projekt kaq të madh të energjisë së ripërtëritshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …