ShFMU ” Naim Frashëri” në Banjë shënoi 95 vjetorin e punës edukativo- mësimore

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët ”Naim Frashëri”, në Banjë të komunës së Malishevës, sot  shënoi 95 vjetorin e punës edukativo- mësimore dhe 177 vjetorin e lindjes së apostullës së shqiptarizmës të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, poetit që si qiriri u shkrijë për t’i bërë dritë kombit dhe Shqipërisë. Në fjalën e drejtorit të shkollës, Metë Krasniqi ndër të tjera thuhet. ”Arsimi në Banjë,  daton që nga vitet 1914, kurse më 1928 ka filluar edhe zyrtarisht në objektin shkollor, procesi edukativ dhe mësimor, njëherit ky organizim i ka dhënë shumë, jo vetëm Banjës por edhe fshatrave tjera të komunës së Malishevës në hapjen e shkollave shqipe dhe vazhdoi, sot me bashkëpunëtorët, zotohem që në këtë vatër diturie të kontribuojmë,  për mësimdhënie dhe mësimnxënie me cilësore, ku do të pasqyrohet e kaluara, dhe e tanishmja historike e që do të ndikoj për një të ardhme më të mirë për shkollën dhe arsimin kombëtare në integrimet me shkollat tjera në vend dhe më gjërë”. Nxënësit e shkollës para të pranishmëve shfaqën një program të pasur kulturor – artistik me poezi, valle, këngë dhe dramatizime e dromca humori.

Mund të jetë një imazh i turmë

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …