Kuvendi i Kosoves

Nëntë agjenci të pavarura do t’i merren Kuvendit të Kosovës për t’i kaluar Qeverisë se vendit

Nga  Kuvendi i Kosovës do të hiqen nëntë agjenci të pavarura, përfshirë Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Ato do t’i kalojnë Qeverisë dhe disa sosh do të fuzionohen në departamente ekzistuese të ministrive. E dhëna është deklaruar në një koncept-dokument të Qeverisë, i nxjerrë të hënën. Në të flitet për valën e parë të racionalizimit dhe vendosjes së vijave të llogaridhënies për këto institucione. Qëllimi synohet të mbërrihet duke prekur në nëntë ligje dhe për secilën nga nëntë agjencitë janë zhvilluar opsione se si mund të akomodohen nën ombrellën e ministrive të caktuara. Përpos AKP-së, këto janë agjencitë e tjera që do të ndryshojnë në strukturë ose në vijë të llogaridhënies, nga Kuvendi në Qeveri: Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut; Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore; Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale; Autoriteti i Aviacionit Civil; Akademia e Drejtësisë; Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale; Agjencia për Krahasim dhe Verifikim të Pronës dhe; Agjencia për Ndihmë Juridike Falas. Në rajon, Kosova është vendi me numrin më të madh të agjencive që raportojnë në Kuvend. Të tilla janë 33. Raporti për Kosovën i Komisionit Evropian për vitin 2018 ka trajtuar edhe problemin e numrit të agjencive dhe midis të tjerash ka kërkuar rishikimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …