Universiteti i Prishtinës

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” gati për t’i pranuar 9422 studentët e rinj gjithsejtë në nivelin Bachelor

Universiteti i Prishtinës ka bërë gati përgatitjet për procedurat që duhen ndjekur të gjithë maturantët që duan të bëhen pjesë e tij. Universiteti “Hasan Prishtina” ka në dispozicion 8512 vende për studentët e rinj. Me anë të njoftimi UP deklaron se i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme lidhur me shpalljen e konkursit dhe procesin e pranimit të studentëve ku këtë vit, në nivelin bachelor, do të regjistrojë 8512 studentë nga të cilët 7602 të rregullt dhe 910 me korrespondencë. Përgatitjet për pranimin e studentëve të rinj si dhe ofrimin e programeve për ta, i ka kryer edhe Fakulteti Ekonomik ku do t`i pranojë 1700 studentë Bachelor dhe Master Por, dekani i këtij fakulteti, But Dedaj, thotë se si çdo vit, studentët do të përballen me kushte jo të mira pasi që në këto hapësira mësojnë 20 mijë studentë në të njëjtin objekt me studentet të Fakultetit Juridik.

Kontrolloni gjithashtu

Petkoviq ka thënë se Besnik Bislimi ka pranuar të flas për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Edhe takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, lidhur me dinarin përfundoi pa marrëveshje

Edhe takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, lidhur me dinarin …