BIK

Sot u fal Kurban-Bajrami

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi filloi në ora 5:35, me faljen e namazit të sabahut, dhe pastaj u dha ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën e mbajti  Samir Ahmeti – profesor në Medresenë e mesme “Alaudin”, në Prishtinë.  Faljen e namazit  e kreu Burhan Hashani, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit e ka mbajtur, kryeimaimi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora. Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, sot , Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovë si gjithherë organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00. “Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku - marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot kanë vizituar Komunën …