Nesër në Landovicë do të nderohet dëshmori i kombit Skënder Gashi në 18-vjetorin e rënies heroike të tij

Nesër në Landovicë do të nderohet dëshmori i kombit Skënder Gashi në 18-vjetorin e rënies heroike të tij

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Rahovec njofton  se me rastin e 18-vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Skënder Gashi, më 18 shtator 2018 do të bëhen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Landovicë.  Homazhet nisin në orën 10:00 në Landovicë pranë varrit të dëshmorit.  Ftohen familjarët, shokët, bashkëluftëtarët, veprimtarët dhe ata që e vlerësojnë luftën e sakrificën e dëshmorit të kombit Skënder Gashi, që ta nderojnë figurën e tij atdhetare. Homazhet mbahen nën përkujdesin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Rahovec – thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …