Më aktivitete përkujtimore për dëshmorët e kombit nesër në Vushtrri shënohet “1 Shtatori”, Dita e Dëshmorëve të Vushtrrisë

Nesër në Vushtrri mbahet Akademi përkujtimore për nder të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të kësaj komune

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve – dega Vushtrri, njofton të gjitha familjet e dëshmorëve, veteranë e invalidë të UÇK-së, bashkëluftetarë të dëshmorëve dhe qytetarët se për nder të 1 Shtatorit – Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Vushtrrisë do të bëhen homazhe e vizita tek varrezat e dëshmorëve dhe prej orës 10:00 në varrezat e Dëshmorëve në Bletajë të Vushtrrisë do të mbahet Akademi në përkujtim të dëshmorëve të kombit për nder të kësaj ditë të madhe. Agjenda: prej orës 08:00 takimi pranë Kuvendit Komunal të Vushtrrisë vazhdohet me homazhe tek Kompleksi i Dëshmorëve të UÇK-së në Vushtrri, tek Kompleksi i Martirëve-Vushtrri, në Prekaz, Shipol-Mitrovicë, tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, tek shtatorja e komandantit Adem Jashari, kurse në orën 10:00 tek Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së Bletajë do të mbahet Akademia në përkujtim të dëshmorëve të kombit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …