New York Times: Nuk ka asnjë tregues që të provojë se Gonigal punonte për oligarkun rus, Oleg Deripaska

New York Times: Nuk ka asnjë tregues që të provojë se Gonigal punonte për oligarkun rus, Oleg Deripaska

Gazeta autoritative amerikane  New York Times shkruan se nuk ka asnjë tregues që të provojë se Gonigal punonte për oligarkun rus, Oleg Deripaska gjatë kohës që ishte në detyrë. Sipas gazetës, kjo akuzë e ngritur ndaj Mc Gonigal mund të bjerë në gjykatë për ish shefin e sektorit të kundërzbulimit në FBI. Përsa i përket Shqipërisë, në aktakuzën e autoriteteve amerikane ende nuk flitet për korrupsion, por për mosdeklarim të të ardhurave nga ish zyrtari i FBI-së. Ish-agjenti Charles McGonigal po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës në kohën e komunizmit, dhe mosdeklarim të shumës së dollarëve, për të cilat ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …