Forca e Sigurise se Kosoves

Nexhmi Lajçi: Pjesëtarët e komunitetit serb në FSK janë elementë të infektuar nga vet Serbia

Pjesëtarët e komunitetit serb në FSK janë elementë të infektuar nga vet Serbia që në kohën më të përshtatshme për Serbinë të shndërrohen në qeliza kancerogjene në trupin plotë plagë të tokës së shenjtë shqiptare. Tragjedia rëndohet edhe më shumë nga kimioterapia e siguruar vet nga Serbia dhe e dhënë përmes miqve të tyre ndërkombëtarë  e që ne tepër si naiv që jemi pretendojmë se i kemi bërë miq. 10 deputet serbë në kuvendin e Kosovës do të duhej të kuptoheshin si 10 kambana alarmi për cunami mbi vet Kosovën dhe çështjen shqiptare.

Lideri i Listës Serbe i ngazëllyer me rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet e 11 qershorit, ka thënë se partia e tij do të ketë numër të mjaftueshëm të deputetëve në Kuvendin e Kosovës “që të pengoj ndryshimin e Kushtetutës, formimin e ushtrisë së Kosovës dhe ndryshimin e kufijve të shtetit tonë të Serbisë” Komuniteti serb ka 10 ulëse të garantuara në Kuvend si dhe dy poste ministrore dhe disa poste nën ministrore në Qeveri.

Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, gati se të gjitha këto pozita, pritet t’i marrë Lista Serbe, e cila deklarohet se presidenti dhe kryeministri i tyre ndodhen në Beograd.

Përderisa partitë në Kosovë dhe liderët politik shqiptarë po bëjnë garë se kush po bën më shumë numra për formimin e Qeverisë,dhe duke mohuar njëri tjetrin po i japin hapësirë Listës Serbe që të jetë pjesë e këtyre numrave, rreziku nga një cunami shkatërrues për të gjitha të arriturat në Kosovë po rritet gjithnjë e më shumë. A do ta lejojnë liderët politikë shqiptarë që fati i Kosovës dhe i Çështjes Shqiptare të varet nga vullneti dhe vota e Listës Serbe, e i një grusht serbëve të instaluar dhunshëm në Kosovë përmes të cilëve Serbia trojet shqiptare i mbajti vazhdimisht nën kërcenim e gjithmonë të përgjakura.

Nuk dua të besoj se kemi qenë aq të verbër si popull, dhe kemi zgjedhur liderë të tillë  që për interesa personale, klanore, partiake, po edhe të tjera do të shkelin mbi të kaluarën tonë shumë të dhimbshme dhe do e shkatërrojnë të ardhmen tonë kombëtare e shtetërore.  Unë sot, pas gjitha atyre zhgënjimeve që nga pas lufta dua të besoj po edhe shpresoj se liderët partiakë,  po edhe të tjerë faktorë vendimmarrës  të tregohen të mençur, vizionarë, guximtarë e bashkëpunues dhe t’i bëjnë numrat për formimin e Qeverisë në atë mënyrë që nga një shtet shumë të brishtë Kosovën ta bëjë një shtet sa më funksional e shumë të fortë.

DO TË JEMI TË GATSHËM PARA ÇDO SFIDE QË FATI I KOMBIIT SHQIPTARË TË CAKTOHET NGA BIJTË E VET!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Raporti tregtar real, eksportet dhe importet në shifra

Sipas agjencisë së statistikave të Kosovës nga vitit 2005 kemi trend të rritjes lineare të …