Nexhmi Lajçi: UÇK-ja SIGURISHT QË BËRI LUFTË TË PASTËR, POR DESHTOI TA PASTROJË KOSOVËN NGA BIMA E EGËR QË EDHE SOT PO IA ZË FRYMËN

(Rikujtesë me shkas)
Luftën e lavdishme të UÇK-së e lindën rrethanat e robërisë së padurueshme. Bartësit e kësaj lufte bënë heroizma të pashoq që edhe armiqtë tanë ua kanë lakmi. Ato heroizma e sollën këtu edhe NATO-n si forcë ushtarake dhe bashkësinë ndërkombëtare me ndërgjegje të kthjelluar. Por Beogradi, Podgorica, Shkupi dhe Athina, përditë rekrutojnë misionarë special për prishjen e imazhit të lirisë së Kosovës, përditë injektojnë gjilpëra të helmuara në trupin e martirizuar të Kosovës.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës arriti që më ndihmën e faktorit pozitiv ndërkombetarë ta përzëjë pushtuesin serbo-malazez nga Kosova, por e humbi betejën më të rëndesishme në frontin e luftës, kundër bashkpunëtorëve të serbisë, spiunë e tradhtarë të kombit.
UÇK-ja pati për qëllim që popullin e vet ta paraqesë si të shenjtë, duke ua falur fajet spiunëve, duke konsideruar se ata i ka deformuar robëria e liria do t’i vetdijesoj, por po shihet se paska gabuar. Tradhëtarët janë si gjarpëri helmues, prandaj gjarpëri është dashur të goditet në kokë e jo në bisht.
Si pasojë këta bashkëpunëtorë të armikut të cilët e kishin merituar plumbin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në ball, duke ndjekur me zell instruksionët e padronëve të tyre në Beograd dhe më ndihmën e qarqeve të caktuara europiane proserbe depërtuan në skenën politike të Kosovës më qellim të shëndrrimit të vendit tonë në një teatër antik ku luhen tragjedi të mëdha.
Thonë faji është jetim – jo, fajtorë jemi ne, dje luftetarë e sot veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves, të burgosur politikë dhe ata që gjithë jetën e tyre e vunë në sherbim të Atdheut. Thonë një popull që fle vdes, e heshtja të vret, sot populli ka ra n’agoni e ne veteranët bashkë me kategoritë tjera atdhetare jemi katandisur si mos me keq përderisa armiqtë të shiturit dhe dashakëqinjët po punojnë ditë e natë që të na e vrasin të ardhmën për të cilën derdhem aq shumë mund e gjak.

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …