Nezir Myrtaj: Në përkujtim të atdhetarit të devotshëm, Xhevdet Syla

(Në njëmujorin e ndarjes nga jeta)

 

Më 5 nëntor të këtij viti, në moshën 64-vjeçare u nda nga jeta njëri prej veprimtarëve të palodhshëm të lëvizjes kombëtare në Kosovë, ish i burgosuri politik dhe punëtori shumëvjeçar i arsimit, profesori i fizikës, Xhevdet Syla. Vdekja e Xhevdetit ishte humbje e madhe, jo vetëm për familjen, miqtë dhe bashkëveprimtarët e tij, por edhe për arsimin tonë dhe për vetë Kosovën, për lirinë e të cilës ai kishte vuajtur katër vite burg të rëndë në burgun famëkeq të Nishit në Serbi.

 

Xhevdeti ishte bir i një familjeje të ndershme nga fshati Kopernicë i komunës së Dardanës. Pas shkollimit të mesëm në Gjilan kishte regjistruar studimet në degën e fizikës në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në Prishtinë, ku më pas ishte vendosur me banim edhe familja e tij. Gjatë periudhës së studimeve ndërkohë kishte filluar edhe të punonte si mësimdhënës i lëndës së fizikës, fillimisht në vendlindje e në Gjilan, kurse më pas në Prishtinë. Në vitet e pasluftës punoi në shkollën e mesme teknike “Shtjefën Gjeçovi” të Prishtinës. Kudo që punoi, u dallua me përkushtimin e tij professional, duke dhënë edhe shembullin e edukatorit model, i cili do t’u mungojë gjeneratave tona të ardhshme.

 

Gjatë viteve të shkollimit në Gjilan, Xhevdeti kishte përjetuar atmosferën e krijuar nga demonstratat e Nëntorit të vitit 1968, e cila kishte ndikuar fuqishëm në ndjenjat dhe në formimin e tij kombëtar, siç kishte ndikuar edhe në formimin e bashkëkohanikut dhe bashkëveprimtarit të ardhshëm Rexhep Malaj dhe gjithë brezit të tyre.

 

Më pas në Prishtinë Xhevdeti ishte inkuadruar në lëvizjen e organizuar atdhetare brenda së cilës kishte dhënë kontributin e tij të çmueshëm. Si pjesëtar i kësaj lëvizjeje, pas demonstratave të Marsit e Prillit të vitit 1981 ai ishte arrestuar dhe dënuar për veprimtari kundër shtetit sundues jugosllav dhe të ashtuquajturit vëllazërim-bashkim. Në të gjitha situatat përballë organeve të pushtetit të atëhershëm jugosllav, ku ligjin e bënin organet serbe, ndërsa në ekzekutimin e tij kontribuonin vartëset e tyre në Kosovë, Xhevdeti kishte dëshmuar dinjitet e qëndresë, duke mbrojtur kauzën e Kosovës dhe të popullit të saj për liri.

 

Atdhetari Xhevdet Syla i pat të rrallë shokët si ai, i cili në asnjë rrethanë nuk e ndërroi qëndrimin dhe as përcaktimin duke ngelur deri në fund të jetës së tij njeri i thjeshtë, i ndershëm, i dashur, guximtar dhe besnik absolut i idealeve të lirisë së Kosovës dhe bashkimit kombëtar. Njerëzit si Xhevdeti do t’i mungojnë Kosovës!

 

 Në ceremoninë komemorative dhe me rastin e vorrimit të Xhevdet Sylës, në Prishtinë, në ndarjen nga ai mua më takoi detyra e rëndë t’i them fjalët e përmortshme:

 

Të nderuar bashkëfamiljarë të mikut dhe shokut tonë të shtrenjtë, Xhevdet Syla!

Të nderuar bashkeveprimtarë, miq dhe shokë të Xhevdetit!

 

 Shfrytëzoj rastin ta ndaj me ju dhembjen e madhe që sot na e ka shkaktuar ndarja prej nesh e Xhevdetit të dashur, e këtij burri të fortë, atdhetari të devotshëm e njeriu të mirë! Në të njëjtën kohë shfrytëzoj rastin ta ndaj me ju edhe krenarinë për fatin që kemi pasur në jetë që Xhevdetin ta kishim anëtar të dashur të familjes, pjesë të nderuar të rrethit shoqëror e të organizimit në veprimtarinë atdhetare.

 

I dashur Xhevdet!

 

Më kujtohen si sot komentet e tua për gjendjen e rëndë dhe vuajtjet e popullit tonë nën robërinë serbe. Ne po ia shprehnim njëri-tjetrit të njëjtat pikëpamje lidhur me këtë gjendje, prandaj biseda jonë për shpjegimin e saj nuk mund të zgjatej, sepse kërkohej veprim. Prandaj mua, sot si atë ditë më kujtohet pyetja jote: Po ne çka duhet të bëjmë në këto rrethana? Kjo pyetje juaj përmbledhte esencën e gatishmërisë tënde atdhetare për të filluar rrugën e rëndë të veprimit të organizuar për ta çliruar Kosovën, emri i së cilës të ishte bërë siç të mbeti përjetë simbol i shenjtë i qenies tënde! Kjo ishte gatishmëria juaj për të ecur deri në fund rrugës së sakrificave e të vuajtjeve biblike për çështjen e madhe e të përbashkëet, të lirisë së Kosovës. Në këtë rrugë ti u bëre shembull qëndrese dhe frymëzimi për të gjithë ata që të njohën dhe ecën shtegut tuaj. Për këtë sakrificë të jemi mirënjohës për jetë të jetëve. Do të jetë mirënjohës vargu i pafund i brezave të kësaj toke. Do të jetë mirënjohëse Kosova e përjetshme!

 

I dashur Xhevdet,

 

Sot na ke pikëlluar të gjithëve. Na ke pikëlluar sepse ne nuk i besojmë vdekjes tënde. Na ke pikëlluar aq sa ne të donim. Ky pikëllim yni është sa respekti dhe kujtimi që ruajmë për Ty. Por, të jesh i sigurt se respekti dhe kujtimi për ty nuk do të shuhen kurrë. Ato do të jenë përherë në qenien tonë. Kujtimi për ty që të kishim të mirë, të dashur, trim dhe besnik, për ne do të jetë i vetmi ngushëllim. Bashkëfamiljarët e tu të dashur do të të kenë udhërrëfyes jetësor; ne shokët dhe bashkëveprimtarët e tu do të të kujtojmë dhe ruajmë në kujtesë si shokun dhe bashkëveprimtarin model; Gjeneratat e shumta të shkollarëve të kalitura nga duart  tuaja, me arsimim dhe edukatë të shëndoshë njerëzore do të të kujtojnë si edukatorin dhe arsimuesin shembullor.

 

I dashur Xhevdet,

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufijtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u …