Deri me tani asnjë parti parlamentare nuk ka aplikuar për certifikim në KQZ për të marr pjesë në zgjedhjet lokale

Nga 21 komuna në balotazh, në katër sosh është bërë publike arritja e marrëveshjeve paraprake për koalicione

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shpalljen e rezultateve përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të cilat janë mbajtur më 17 tetor, njoftoi se në 21 komuna të Kosovës do të ketë edhe raund të dytë të zgjedhjeve. Edhe pse nuk kanë mbetur edhe dhjetë ditë deri në ditën kur do të mbahet radha e dytë e  zgjedhjeve, nga 21 komuna që shkojnë në balotazh, vetëm në katër janë bërë publike arritja e marrëveshjeve për koalicione. Deri më tani, koalicione të cilat janë bërë publike janë në Prizren, Malishevë, Gjilan, ndërkaq në Kamenicë megjithëse nuk është bërë e ditur se ka koalicion, AAK-ja ka deklaruar se do të mbështesë kandidatin e Vetëvendosjes në garën e balotazhit, Në garën e balotazhit për të parin e Prizrenit, do të jenë Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës. Shaqir Totaj ka njoftuar se ka arritur të marrë mbështetje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Nisma Socialdemokrate.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …