Nga 25 maji, të katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, që dolën nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit. Kryetarët e Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit bënë betimin të enjten, ndërsa ai i Mitrovicës së Veriut u betua më 19 maj. Pjesëtarët e komunitetit serb i kanë bojkotuar zgjedhjet e një muaji më parë dhe kanë thënë se nuk do t’i pranojnë rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj. Kryetari i ri i Zveçanit është Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës. Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje. Hetemi e ka emëruar Dragana Milletiqin nënkryetare, nga radhët e komunitetit serb. Kryetari i Zubin Potokut është Izmir Zeqiri, nga Partia Demokratike e Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
