Deri me tani asnjë parti parlamentare nuk ka aplikuar për certifikim në KQZ për të marr pjesë në zgjedhjet lokale

Nga fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit (26. 9. 2019)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se  atje ka shkuar për të qartësuar pozicionin e Kosovës. Ka qenë me rëndësi të jem atje. Shkova t’i qartësojmë pozicionet e Kosovës, qëndrime të qarta tashmë të njohura dhe të respektuara kundër ndarjes dhe lëvizjes me kufij”, ka thënë Haradinaj. Ai tha se nuk është takuar me palën serbe, e as me presidentin Hashim Thaçi, i cili po ashtu ndodhet për vizitë në SHBA.

Aleanca Kosova e Re ka prezantuar programin e saj qeverisës me kandidatët për deputet nga Komuna e Ferizajt. Në mungesë të presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara, ka folur zëvendës-presidenti i kësaj partie Vesel Makolli, i cili ka thënë se lideri i tyre, është shembull i një burrështetasi, e jo politikani. Ndërsa kandidati për deputet nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli, ka thënë se ata që nuk e zhvatin shtetin dhe e luftojnë korrupsionin janë vetëm në koalicionin Nisma-AKR-PD. Në anën tjetër, Ferid Agani, kryetar i Partisë së Drejtësisë, ka thënë se janë bërë bashkë si koalicion për të ofruar kuadrot më të veçuara si garanci se premtimet e tyre zgjedhore do të realizohen.

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten në tubimin elektoral në Klinë, se me gjithë përpjekjet e disa partive për të blerë vota, nuk ka para që e blen vullnetin e qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë vendosur t’i besojnë LDK-së në fitoren e saj më 6 tetor. “Ne duhet të jemi vigjilent që këtë vullnet kaq të qartë të qytetarëve të Kosovës për ta përkrahur LDK-në, ta mbrojmë. Duhet ta mbrojmë me çdo kusht, sepse ka parti që mendojnë se munden me e ble vullnetin e qytetarëve. Ka ardhur koha me ju thanë që nuk ka para që e blen këtë vullnet. Nuk ka asnjë kërcënime prej tyre që e blen dhe e ndal këtë vullnet. Nuk ka asgjë dhe asnjeri që mundet me e ndal fitoren e LDK-së”, ka thënë Osmani.

Koalicioni parazgjedhor Nisma-AKR-PD në ditën e dytë të fushatës zgjedhore ka mbajtur një tubim elektoral në Komunën e Skenderajt. Në këtë tubim, kandidati për kryeministër i këtij koalicioni, Fatmir Limaj, ka thënë se 6 tetori do të jetë hap i lëvizjeve të mëdha në Kosovë. Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për energji të reja. Ai ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e fitores spektakolare të koalicionit Nisma-AKR-PD. Më tutje, Limaj ka kërkuar nga qytetarët e Skenderajt që të ia dhënë mundësinë kandidatëve për deputetë të Nismës Socialdemokrate nga kjo komunë. “Lë të fillojmë sot në Skenderaj për ta përmbyllur më 4 tetor në Prizren”, ka thënë Limaj.

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se më 6 tetor, një shoqëri e tërë do të marrë frymë sepse  erdhi dita ta  hedhim në deponi projektin e krimit të organizuar kundër shtetit të Kosovës. Erdhi dita për shtetin e së drejtës. Ne duhet të ndërtojmë bashkërisht idenë se morali dhe ligji përputhen si vepër e shoqërisë. Ne duhet të synojmë që shoqëria të bëhet bashkësia e njerëzve që e respektojnë ligjin, ndërsa shteti të jetë bashkësia e institucioneve që respektojnë të drejtën, ka shkruar ajo.

Ulja e papunësisë deri në 15 për qind, është njëri nga premtimet e Partisë Demokratike të Kosovës. Anëtari i kësaj partie Memli Krasniqi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se gjatë mandatit katërvjeçar, rritja ekonomike do të jetë rreth 8 për qind. Krasniqi ka folur edhe për shumë çështje të tjera që e presin qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk është i mundur një koalicion me PDK-në, pasi që kjo e fundit sipas tij ka rrënuar urat e bashkëpunimit. Ai nuk e përjashton mundësinë që të ketë koalicion edhe me partitë tjera, dukë përfshirë koalicionin AAK-PSD. “Kulturën e bashkëpunimit ne do ta vendosim në Kuvend me të gjitha partitë, natyrisht që PDK-ja i ka rrënuar urat e bashkëpunimit, sepse ata e kanë larguar LDK-në dhe rishikuar partneritetin dhe kanë vendosur partner të tyre, por u binden të gjithë që problem është bashkëpunimi  me ta.

Lista Serbe akuzohet se po ushtron presion e shantazh të madh ndaj aktivistëve të partive të tjera serbe në Kosovë. Në debatin për zgjedhjet në Çagllavicë të organizuar nga “Qendra Mediale”, Nenad Rashiq nga koalicioni “Liria”, Slobodan Petroviq nga Partia Liberale e Serbëve, dhe Aleksandër Jablanoviq nga Partia e Serbëve të Kosovës kanë akuzuar Listën Serbe për presion brutal ndaj serbëve të Kosovës. Jemi duke vepruar në kushte shantazhi e presioni. Zgjedhjet në rendin e dytë, pra rezultati, pasi siguria e qytetarëve është mbi të gjitha, në rrethanat e tilla”, ka deklaruar Rashiq.

Edhe në Pejë sikur çdo komunë tjetër të Kosovës, FJALA nuk i ka ftuar qytetarët në tubim. Kryetari, Gëzim Kelmendi ka treguar se politika e Kosovës e 20 viteve të pasluftës e ka mashtruar qytetarin, e ka varfëruar dhe në fund e ka detyruar ta braktis shtetin dhe të emigrojë. Peja i ka humbur 8 mijë hektarë tokë në kufi me Malin e Zi. Studentët dhe të diplomuarit e rinj në Universitetin e Pejës janë viktimë e politikës 20-vjeçare, ata nuk kanë mundësi punësimi por ëndërr e tyre mbetet emigrimi në vendet perëndimore”, ka thënë Kelmendi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti, për ndërhyrje direkte në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin Albin …