Nga pasojat e një sulmi vetëvrasës në një faltore shiite në veri të Irakut kanë mbetur të vrarë 35 veta

Nga pasojat e një sulmi vetëvrasës në një faltore shiite në veri të Irakut kanë mbetur të vrarë 35 veta

Nga pasojat e një sulmi vetëvrasës,  në një faltore shiite në veri të Irakut,  kanë mbetur të vrarë 35 vetë ndërsa kanë marrë plagë më së paku 78 të tjerë bën të ditur, “Al-Xhazira”. Tre pjesëtarë të armatosur kanë hyrë në xhaminë e imamit, Sajid Muhamed në  krahinën Saladin ku kanë kryer sulmin, të cilin e ka marrë përsipër ISIS-i. Ky është sulmi i dytë pas atij në qendër të Bagdadit ku vetëvrasësit nga radhët e ISIS-it kanë shkatërruar një lagje të tërë, duke vrarë rreth 240 veta dhe duke plagosur qindra të tjerë. Lufta mes shiitëve dhe sunitëve po zgjat qysh prej viteve të para pas vdekjes së pofetit Muhamed. Lufta mes këtyre dy  fraksioneve të islamit  është intensifikuar pas sulmit amerikan në Irak në vitin 2003 dhe vrasjes së Sadam Hyseinit, i cili përfaqësonte islamët e besimit sunit.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Raporti i KE-së konfirmon regres të theksuar në integrimet evropiane

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut …