Nga temperaturat e larta që kanë përfshirë Evropën perëndimore deri tani janë evidentuar 8 viktima 

Nga temperaturat e larta që kanë përfshirë Evropën perëndimore, në Francë ajo ka arritur në 45 gradë celsius. Kjo ka bërë që në këtë shtet të mbyllen 4 mijë shkolla ndërkohë ka filluar mobilizimi i qytetarëve për të ju shpërndarë ujë dhe gjësende të nevojshme personave të pastrehë dhe me gjendje delikate shëndetësore. Si pasojë e të nxehtit të jashtëzakonshëm, në Evropë deri më tani janë evidentuar 8 viktima, 3 vetë vdiqën në Francë, tre në Gjermani, një në Spanjë dhe një tjetër në Itali. Meteorologët kanë paralajmëruar se temperaturat do të rriten edhe më shumë në ditët e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Angazhimi i FSK-së në Gaza vlerësohet si hap strategjik për forcimin e rolit ndërkombëtar të Kosovës

Angazhimi i Forca e Sigurisë së Kosovës  në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza po vlerësohet …