Baca Adem Demaçi

Ngushëllimet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt me rastin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit

Pas ndarjes nga jeta të veprimtarit Adem Demaçi, kryetari Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllimet e tij, duke thënë se Baca Adem tërë jetën ia kushtoi Kosovës. Thaçi ka thënë se është shumë e vështirë të pranojmë që simboli ynë i rezitencës nuk është më në mesin tonë. Është shumë e vështirë ta pranojmë që simboli ynë i rezistencës, baca Adem, ka ndërruar jetë. Ishte gjithmonë i pathyeshëm dhe i papërkulur përballë çdo sfide. Baca Adem tërë jetën ia kushtoi Kosovës dhe ne gjithmonë do ta kujtojnë si udhërrëfyes dhe do ta kemi si zë ndërgjegjeje popullore. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Thaçi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur dhimbje për ndarje nga jeta të veprimtarit Adem Demaçi.  “Jo vetëm Kosova, por mbarë kombi shqiptar është i tronditur sot nga humbja e një ndër bijve më të shquar. Me kurajën, sakrificën dhe atdhedashurinë e tij të jashtëzakonshme, ai u bë simbol i rezistencës dhe përpjekjeve të shqiptarëve për liri e barazi në trojet e veta”. Lamtumirë Adem Demaçi, heroi i Kosovës, frymëzimi dhe krenaria jonë”, ka shkruar ndër të tjera Veseli.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e veprimtarit Adem Demaçi. Haradinaj ka vlerësuar e Baca Adem gjithë jetën i shërbeu dhe gjithë jetën e nderoi atdheun. “Prehu në paqe Baca Adem! Gjithë jetën i shërbeve dhe gjithë jetën e nderove atdheun. Përjetësisht atdheu do ta nderojë e kujtojë veprën dhe emrin tënd”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …