Pas mbajtjes së Konventës së tetë të PDK-së kanë reaguar subjektet opozitare në lidhje më premtimet e kreut të kësaj partie. Sekretari për ekonomi dhe financa i Nismës për Kosovën, Shyqyri Bytyqi, në një konferencë për media tha se Kadri Veseli e ka obligim që para se të kërkojë një fillim të ri të iu tregojë qytetarëve se ku mbeten premtimet e misionit të ri. “Fillimi i ri” është një mashtrim i ri për qytetarët ka thenë ai. “Ku mbeti liberalizimi i vizave, ku mbeti fondi i investimeve prej 2 milionë eurove. Shëndetësia është në kaos, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kërkojnë shërim jashtë vendit. Po ashtu, kanë premtuar 24 orë rrymë, sot në shekullin 21, në Kosovë ende ka ndërprerje të rrymës”, ka theksuar Bytyqi.
