NISMA për Kosovën në ditën e tretë të fushatës zgjedhore ka hapur këtë të fundit edhe në Kamenicë. Ai që iu drejtua të pranishmëve ishte kandidati për deputet Bajram Hasani. Ai me tu drejtuar simpatizantëve të Nismës ka thënë se është koha për ndryshime dhe për fitoren e Nismës. “Kamenicës më shumë se kurrë i nevojitet të implementojë programin e Nismës. Sot jemi në një koalicion dhe jemi më të fortë se kurrë”, ka thënë ai. “Me Nismën në qeveri do të keni së paku një anëtar në familje të punësuar, reforma në arsim, reforma në shëndetësi. Nisma ka ofruar një program ku shteti duhet të lidh kontratë me bizneset e vogla dhe të mesme. Përmes Fondit të Punësimit kanë paraparë që njerëzit që kanë ide kreative të mbështeten. Për shëndetësinë është shprehur duke thënë se problemet shëndetësore janë të mëdha në Kosovë. Ai ka thënë se ky koalicion do të jetë fitues duke bërë thirrje që të votohet numrin 12 në zgjedhjet e 11 qershorit. Gjatë ditës së sotme NISMA do të mbajë edhe disa tubime tjera elektorale, në Gjilan, Viti- Kllokot dhe në Kaçanik.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë …