Nisma Socialdemokrate kërkon rinumërimin e të gjitha kutive të votimit për shkak të gabimeve në formularë

Nisma Socialdemokrate kërkon rinumërimin e të gjitha kutive të votimit për shkak të gabimeve në formularë

Nisma Socialdemokrate përmes një konference për media ka kërkuar rinumërimin e të gjitha kutive të votimit. Gjatë ditës së djeshme Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e radhës ka marr vendim që të rinumërohen 313 kuti të vetmit për shkak të gabimeve në formularë. Por, për këtë Nisma po kërkon që të numërohen të gjitha kutitë, pasi ata pretendojnë se kanë fakte që këto gabime kanë ndodhur në të gjitha kutit e votimit. “Nga momenti kur janë hapë kutitë janë normuar votat dhe ka filluar bartja e tyre në formularët e rezultate preliminare, aty pastaj janë bërë gabime të mëdha që rrezikon vërtitësin e të dhënave. Ekziston vetëm një formularë unik, nuk mund të këtë dy, nëse i shikojmë më kujdes këto na del që janë deri në 3 formularë. Kemi prekjet të formuluarave, 313 sot u identifikuan mirëpo, ne mendojmë dhe jemi të bindur se jo vetëm 313 por të gjitha kutitë kanë të njëjtin formularë, pra me gabime, atëherë del se të gjitha kutitë votimit duhet të shkojnë në rinumërim”, ka thënë Sherifi.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …