Brickos

Vazhdon trendi i heqjes se nënshtetësisë së Kosovës, në shtatë vitet e fundit 60 mijë qytetarë kanë hequr dorë

Rreth 5 mijë qytetarë të vendit tonë për çdo vit përllogaritet që e lënë shtetësinë e Kosovës për të fituar një tjetër shtetësi

Për çdo vit përllogaritet që shtetësinë e Kosovës e lënë rreth 5 mijë qytetarë, teksa nga viti 2009 e kanë lënë mbi 40 mijë shtetas. Nga janari e deri në gusht të këtij viti nga shtetësia e Kosovës, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë liruar mbi tre mijë persona. Avazi i lënies së shtetësisë së Kosovës po vazhdon vit pas viti e duke u bazuar në statistikat e MPB-së, ky numër është duke shënuar rritje.  Ndër shkaqet, të cilat kanë ndikuar në rritjen e këtij numri, sipas njohësve të rrethanave janë: kërkesat recidive të disa shteteve ku punojnë e jetojnë aktualisht kosovarët, rrjedhat politike e politikëbërja në vend, si dhe faktorët ekonomikë e politiko-socialë. Njëkohësisht ata shtojnë se në rritjen e numrit të personave që i thonë lamtumirë shtetësisë së Kosovës ka ndikuar edhe zvarritja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …