leoni

Rama takohet me Vuçiqin dhe Zaevin në Novi Sad, bisedojnë për krijimin e një mini-Shengeni brenda Ballkanit

Rama takohet me Vuçiqin dhe Zaevin në Novi Sad, bisedojnë për krijimin e një mini-Shengeni brenda Ballkanit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në Novi Sad, ku është takuar në një darkë zyrtare me kryetarin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Ky takim vjen në kuadër të një marrëveshjeje që pritet të nënshkruajnë tre liderët për një mini-Shengen brenda Ballkanit. Në darkën mes përfaqësuesve të lartë ka qenë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq. Më herët, në muajin shtator, Rama në një intervistë dhënë nga Nju Jorku për mediet, paralajmëroi këtë takim duke thënë se “një takim mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut pritet të ndodhë për të diskutuar hapat e bashkëpunimit midis vendeve. Sigurisht, ky takim nuk përjashton vendet e tjera, por është një ftesë ndaj fqinjëve për t’u bashkuar”. Rama ka thënë se ideja e një minishengeni rajonal është një prioritet i një rëndësie shumë të veçantë. Marrëveshja është kundërshtuar vazhdimisht nga Kosova, e cila është e lënë jashtë saj, pasi e konsideron atë si një rikthim të ish-Jugosllavisë, edhe pse kjo është një nismë e mbështetur nga institucionet evropiane që e shohin si një fazë të ndërmjetme para integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, ka thënë se nuk mund të ketë Mini Shengen ballkanik pa Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …