NISMA

Nismës i bashkohen shumë anëtarë të rinj në Prishtinë

Në degën e Nisma për Kosovën në Prishtinë dje kanë aderuar mbi 50 intelektualë të rinj, profesorë universitar, kuadro të shkolluar brenda dhe jashtë vendit. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, anëtarë të kryesisë dhe deputetë të Nismës. Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, anëtarëve më të rinj te Nismës në Prishtinë, ju ka uruar mirëseardhje në shtepinë e vetme socialdemokrate në vend, atë të Nismës për Kosovën. Kryetari Limaj, ka falënderuar anëtarët më të rinj të Nismës në Prishtinë, dhe i ka ftuar që të angazhohemi së bashku në fuqizimin e Nismës, subjektit që do të sjell ndryshimin në vend. Ai së bashku me kryetarin e Këshillit Jakup Krasniqi, dhe kryetarin e degës se Nismës në Prishtinë, Shyqiri Bytyqi, kanë ndarë edhe libreza anëtarësie për anëtarët më te rinj të Nismës në Prishtinë.

NISMA për Kosovën ka mbajtur mbledhje me anëtarët e kryesisë. Në këtë mbledhje është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, çështjet organizative të Nismës, e në veçanti për përgatitjet që janë duke u bërë nëpër degët e Nismës, në funksion të mbajtjes së Kuvendit të I-rë Zgjedhor të NISMA për Kosovën, që do të mbahet më 25 Qershor. Po ashtu në këtë mbledhje është diskutuar edhe për takimet mobilizuese që NISMA dhe AAK janë duke zhvilluar me strukturat nëpër degë për protestën që do të mbahet më 14 maj në Prishtinë. Në fund të mbledhjes është folur edhe për Kuvendin Zgjedhor q do të mbajnë degët e Nismës në Evropë. Ky Kuvend do të mbahet sot në orën 19:00, në Gjermani.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …