leoni

Një grup i vetëquajtur antiislamist përmes grafiteve kërcënon kryetarin Thaçi, Shpend Ahmetin e Naim Tërnavën

Një grup i vetëquajtur antiislamist përmes grafiteve kërcënon kryetarin Thaçi, Shpend Ahmetin e Naim Tërnavën

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe Myftiu i  Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, janë kërcënuar publikisht, me anë të grafiteve nga njerëz të panjohur, të vetëquajtur antiislamistë. Shkak i këtyre kërcënimeve sipas shënimeve është xhamia e cila është planifikuar të ndërtohet në Dardani. Nëpërmjet këtyre grafiteve, të vendosura në muret e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, të tre këta persona janë kërcënuar me jetë. Përderisa në njërin prej grafiteve thuhet “Vdekje Naim Tërnavës e Hashim turkut”, në të tjerë kryetari i kryeqytetit kërcënohet në këtë formë: “Do të vritesh, poshtë VV e Albin talebani”. Madje, në këto shkrime, thuhet se do të derdhet gjaku e nuk do të lejohet të ndërtohet xhamia.

Kontrolloni gjithashtu

Beqë Cufaj: Dëshmia e James Rubin në Hagë është historike, Kurti gaboi me Amerikën

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, e ka quajtur historike dëshminë e ish-ndihmëssekretarit amerikan …