Albin Kurti, i emëruar për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje është regjistruar sot deputet i Kuvendit të Kosovës. Ai me këtë rast ka thënë se do të jetë deputet i popullit që do ndryshime demokratike, ndryshime për drejtësi e zhvillim, për mirëqenie e punësim, për liri e demokraci”. Kurti ka siguruar se 32 deputetët e Vetëvendosjes do të jenë në seancën e 3 gushtit, por Vetëvendosja nuk e voton Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit. “Të enjten Kuvendi duhet ta zgjedhë një figurë politike, që duhet të jetë sa më gjithë përfshirëse e kurrsesi kontroverse”.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti thotë se ka diskutuar për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë gjatë kohës kur ai ishte në krye të Qeverisë
Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka diskutuar për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë kohës …