Fondi Monetar Ndërkombëtar del kundër tërheqjes së 10 përqindëshit nga Fondi Pensional i Kursimeve

Një qytetar pasi kishte gjetur një kuletë në të cilën kishte edhe para, të njëjtën e ka dorëzuar në polici

Një qytetar pasi gjeti një kuletë në të cilën kishte edhe para , ka bërë një veprim ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare duke e dorëzuar atë në polici. 

Në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari R. Zymberi ka dorëzuar një kuletë të cilin e kishte gjetur në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, dhe në të cilin kishte një patentë shoferi, gjashtë mijë e nëntëqind (6900) lekë, njëqind e tridhjetë e pesë (135) euro si dhe dhjetë (10) sterlina britanike. Kuleta e gjetur dhe parat pritet t’i kthehet pronarit (mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë) i cili është kontaktuar. 

Policia falënderon z. Zymberi për sjelljen e tij. Ky akt reflekton jo vetëm vlerat personale të tij, por edhe besimin ndaj Policisë së Kosovës. 

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti përurohen dy libra të Ali Tahirit, një ngjarje letrare kushtuar kujtesës, jetës dhe historisë

Në Viti u zhvillua një veprimtari e veçantë kulturore dhe letrare, në kuadër të së …