Një tërmet i fuqishëm është ndjerë mëngjesin e sotëm në Zagreb të Kroacisë me magnitudë 5.3 ballë të Rihterit

Një tërmet i fortë 5.4 ballësh i ka goditur disa vende të Ballkanit Perëndimor

Një tërmet i fortë 5.4 ballësh i ka goditur disa vende të Ballkanit Perëndimor. Epiqendra e tij ishte në Mal të Zi. Lëkundja nga tërmeti është ndier në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Shqipëri. Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare njoftoi se epiqendra e tërmetit që u regjistrua në orën 4:06 të mëngjesit, ishte në një thellësi prej dhjetë kilometrash, në qytetin perëndimor të Malit të Zi, Nikshiq. Departamenti i Sizmologjisë i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi bëri të ditur se ka regjistruar një tërmet 5.4 ballësh. Ky tërmet mund të ketë shkaktuar dëme materiale në zonën e epiqendrës së tij”, njoftoi Instituti.

Kontrolloni gjithashtu

Gjuriq akuzon KQZ-në për diskriminim politik ndaj serbëve, e lidh vendimin me heqjen e masave të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër pasi Komisioni Qendror …