Një TV në Rusi ka denoncuar një gazetare amerikane, e cila përpiqej ta shpërqendronte Vladimir Putinin dhe të shkaktonte skandal

Një kanal televiziv shtetëror rus ka deklasuar një prezantuese amerikane,  e cila me poza të pa mira.  kishte bërë përpjekje ta shpërqendronte kryetarin, Vladimir Putin,  duke e pozicionuar veten si një objekt seksi”. Sipas mediave në Rusi bëhet fjalë për gazetaren,  Hadley Gamble e CNBC e cila ishte moderatore për një sesion që përfshinte udhëheqësin rus në një forum energjie, në Moskë. Dhe Putini nxiti kritika për ‘seksizëm’ pasi iu referua asaj në një seancë për luftën e gazit, në mënurë cinike, por reale  si ‘ e bukur’. Vladimir Solovjov, në emisionin e tij të lajmeve në TV-Rossiya 1 ka shfaqur për opinion  momentet “e padukshme më parë” në të cilat zonja gjysmë lakuriqe  Hadley përpiqet të shpërqendrojë udhëheqësin rus. Në sesionin e energjisë Putin kishte pohuar se intervistuesja televizive amerikane gjatë intervistës nuk po e dëgjonte atë për eksportet e gazit në Evropë. Putini tha, se gjatë bisedës ajo më thotë menjëherë të kundërtën e asaj që pohoj unë, duke mos më dëgjuar fare atë që thashë.

Interpretuesit e këtij lajmi në Kosovë marrin në mbrojtje prezantuesen amerikane, e cila në mënyrë të pamoralshme ekspozonte këmbët gati lakuriq, drejtuar përballë kryetarit Putin, krejtësisht e porositur dhe me qëllim aspak profesional e moral. Kjo shfaqje amorale shihet edhe në publikimin e medieve ruse dhe është për keqardhje degradimi moral i një gazetareje të tillë, e cila shfaq poza seksi dhe lë anash intervistën, me qëllim që kryetari i njërit ndër shtetet më të fuqishme të botës, të shpërqendrojë vështrimin dhe krejt kjo pastaj të komentohet si skandal i kryetarit Vladimir Putin.

Cili është morali i disa gazetarucëve të Kosovës, të cilët si armiq të dëshmuar të Putinit, pretendojnë ta denoncojnë si arrogant dhe abuzues, madje duke e afishuar edhe videon ku e vërteta del lakuriqe. Po këta farë gazetarësh pa fytyrë e pa turp, kishin akuzuar Kim Jungun e Koresë Veriore, i cili kishte dërguar në fshat një nxënë 13-vjeçar, si dënim për shkak se disa herë ishte zënë duke  shikuar dhe duke shpërndarë pornografi, e cila është e ndalura kudo në botë, madje me kondeksin moral të familjes.  (RKL)

 

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …