leoni

Është sulmuar Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë, në Ukrainë

Një zonë e mundshme e çmilitarizuar në Ukrainë, është e pamundur derisa trupat ruse vazhdojnë të operojnë në territoret e saj

Një zonë e mundshme e çmilitarizuar në Ukrainë do të jetë e pamundur për aq kohë sa trupat ruse vazhdojnë të operojnë në territoret ukrainase, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Metju Miller. Miller me këtë koment iu përgjigj një raporti nga Instituti për Studimin e Luftës (ISW) në të cilin presidenti rus, Vladimir Putin ka sugjeruar krijimin e një zone “të çmilitarizuar” në Ukrainë, propozim ky në të cilin përfshihet qyteti i Harkovit. Por, nocioni i shkëmbimeve territoriale për paqe duket se nuk pëlqehet nga ukrainasit. Perspektiva për të lejuar që qyteti i dytë më i madh i Ukrainës të jetë zonë potencialisht e çmilitarizuar dhe e përcaktuar nga shteti rus, llogaritet të jetë edhe më e pamundur. Një zonë e mundshme e çmilitarizuar në Ukrainë do të jetë e pamundur për aq kohë sa trupat ruse vazhdojnë të operojnë në territoret ukrainase, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Matthew Miller. Perspektiva për të lejuar që qyteti i dytë më i madh i Ukrainës të jetë zonë potencialisht e çmilitarizuar dhe e përcaktuar nga shteti rus, llogaritet të jetë edhe më e pamundur.

 

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …