Nisma Socialdemokrate e quan hipokrite Qeverinë Kurti e cila nuk po vepron në mbrojtje të krerëve të UÇK-së

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi thotë se në koalicion me AAK-në do të fitojnë 18 për qind të votuesve

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi thotë se në koalicion me AAK-në do të fitojnë  18 për qind të votuesve, Ai konstaton  që nëse ne arrijmë të shtrijmë tek votuesit një platformë të qartë politike besojmë se do të jemi shumë të rëndësishëm në legjislaturën e radhës. Unë pres që të arrijmë rezultatin e sondazheve të vitit 2016, që ishte  18 për qind.  Ideja për të krijuar koalicion nuk është nga frika por nga dëshira për të përbashkuar disa pjesë që do të përbënin një tërësi më të madhe. Ideja është që përmes këtij koalicioni të krijojmë një front të përbashkët ku do t’i kenë dyert e hapura shumë figura, shumë parti më të vogla, personalitete qendrore e lokale dhe për të garuar me objektiv që të dalim sa më fuqishëm. Ky front ka për qëllim që të fitojë besimin e zgjedhësve. Në Kosovë duhet të ketë përfunduar një herë e mirë periudha e thirrjes për rrëzime. Pasi ta marrim besimin e qytetarëve të Kosovës vendosim cila do të jetë rruga.”, u shpreh  sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …