Njëri nga apartamentet e sekuestruara të ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla, në Durrës, është kthyer në qendër arti për të rinjtë

Njëri nga apartamentet e sekuestruara të ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla, në Durrës, është kthyer në qendër arti për të rinjtë

Njëri prej apartamenteve të sekuestruara të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Durrës, është kthyer në një qendër arti dhe aktivizimi për të rinjtë. Gjatë inaugurimit të kësaj qendre ka marrë pjesë dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, që tha se sot jemi, në një pronë që është sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndaj një zyrtari të lartë shtetëror, i cili këtë apartament nuk e justifikonte dot me të ardhurat e veta. Ky është një rezultat i prekshëm i reformës në drejtësi dhe një mesazh i qartë kundër gjithë skeptikëve dhe kundërshtarëve të reformës në drejtësi, sepse e vërteta është se sot, në Shqipëri ka dy palë: një palë që mbështet reformën në drejtësi dhe një palë tjetër që është kundër. Ky apartament sot është shembulli më kuptimplotë ndaj gjithë skeptikëve se ja pra, se pasuritë e krijuara për shkak të përfshirjes në grupe kriminale apo për shkak të korrupsionit, po sekuestrohen. Lajmi më i mirë që ne mund të japim është që, e para, ne kemi marrë një vendim. Adriatik Llalla ndodhet në arrati prej 2021. Ai u dënua me dy vjet burg nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pranverë të vitit 2021 por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë,  pasi Llalla u largua nga vendi drejt Italisë. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …