Njoftim nga DBPZhR në Rahovec  për fermerët përfitues të mekanizmave bujqësorë

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Rahovecit, njofton fermerët përfitues të mekanizmave bujqësorë, se me datë 11.12.2019 ( e Mërkurë), do të bëhet shpërndarja e mekanizmave bujqësorë, faza e katërt.

Në këtë fazë do të shpërndahen:

  • Kultivatorë, si dhe

  • Plugjeve dy krahësh

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Rahovecit, Berat Duraku i uron të gjithë përfituesit dhe njëkohësisht, kërkon mirëkuptim nga fermerët për vonesat e krijuara dhe se fermerët që kanë përfituar Motokultivatorë, do të njoftohen me kohë, pasi që operatori ekonomik që ka kontraktuar komuna e Rahovecit ende nuk e ka bërë furnizimi.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …