ETEA

Njoftim për takim ceremonial: Nënshkrimi i Memorandumeve të Bashkëpunimit me shkollat përfituese të projektit “Biblioterapia”

Organizata jo-qeveritare ETEA dhe Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore njoftojnë mbi ngjarjen me karakter ceremonial – “Nënshkrimi i Memorandumeve të Bashkëpunimit me shkollat përfituese”, organizuar në kuadër të projektit “Biblioterapia”. Të hënën, më datë 21.03.2022, ora 13:30, në zyret e ETEA-s, bëhet nënshkrimi i Memorandumeve të Bashkëpunimit në mes drejtuesve të organizatave dhe përfaqësuesve të shkollave, përfituese të projektit “Biblioterapia”: ShFMU “Xhemail Mustafa” – Prishtinë,  ShFMU “Emin Duraku” – Prishtinë dhe ShFMU “Mihal Grameno” – Fushë Kosovë. ADRESA: Zyret e ETEA-s gjenden brenda objektit të bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, përkatësisht në rrugën Sadik Bekteshi, nr. 16, 10000 Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Amanda Dedej shpallet kampione bote, mund serben në finale

Ekipi kombëtar shqiptar i të rinjve në karate mori pjesë në Ligën Botërore të Karatesë …