Njoftim publik lidhur me mbajtjen e mbledhjes së parë të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2021, do të mbahet me 29 janar2020 (e premte ), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës. Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal Afrim Dina, ka propozuar këtë rend dite:

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

– Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;

– Raporti vjetor i Punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2020;

– Raporti vjetor financiar për vitin 2020;

– Informatë rreth punës së KKSB-së për gjashtë (6) mbledhjet e vitit 2020;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik parcelën P – 71510066 – 00386-1;

– Raporti i punës i Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …