Brickos

Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Njohësit e çështjeve ekonomike në vend kanë vlerësuar se puna e Qeverisë Kurti në ekonomi ka stagnuar

Njohësit e çështjeve ekonomike në vend kanë vlerësuar se puna e Qeverisë Kurti në ekonomi ka stagnuar. Ata kanë thënë se premtimet e kësaj Qeveria kanë qenë më të mëdha sesa realizimet. Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, ka thënë për Ekonomia Online se mjetet të cilat nuk hynë në treg dhe nuk realizohen ato projekte kapitale të  cilat janë mënyrë zëngjirure ekonomia tkurret, në këtë vit është mbi 600 milionë euro, që nuk janë futur në treg, kanë qenë të planifikuara të futën në sistemin e realizmit, bizneset janë dëmtuar sepse qarkullimi i atyre mjeteve është në banke dhe nuk është në gjepat dhe në llogaritë e bizneseve. Shqetësuese përqindjen e investimeve kapitale e sheh edhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu. Ai ka theksuar se mosshfrytëzimi i 730 milionë euro, është dëmi më i madh. “Vetë fakti që kemi një buxhet prej afër 730 milionë euro të pa shfrytëzuara që nënkupton mungesë të projekteve apo implementim të projekteve kapitale është dënimi më i madh që po i bëhet qytetarit, në veçanti sektorit privat” ka theksuar eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.

Kontrolloni gjithashtu

Presidenca e Lihtenshtajnit ka bërë të ditur publikisht se Kosova ende nuk është në rend dite për anëtarësim

Në pritje të mbledhjes së ministrave të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës në Strasbourg …