ë

Nol Nushi: Albin Kurti përmes Vjosa Osmanit ka kthyer edhe Presidencën si degë të Lëvizjes Vetëvendosje

Partia Socialdemokrate e Kosovës, ka mbajtur një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, me atë të së cilës ka thënë se Presidenca është shndërruar në nëndegë të Lëvizjes Vetëvendosje. Anëtari i kësaj partie, Nol Nushi, tha se Albin Kurti tash më ka kthyer edhe Presidencën si degë të partisë së Vetëvendosjes, ndërsa kryetare e kësaj “nëndege” sipas tij është Vjosa Osmani. “Zyra prapa nesh deri vonë ka shërbyer si zyre e presidencës së Kosovës mirëpo sot në mënyrë solemne ne e përuruam dhe themeluam nëndegën e re të Vetëvendosjes që quhet nëndega presidenca sepse për disa muaj është një nëndegë e kësaj partie. Përvoja jonë me institucione si qytetarë që i shërbejnë partive nuk është e mirë dhe kjo ka rritur pakënaqësinë dhe mosbesimin e qytetarëve në institucione . Vjosa Osmani si ushtruese e detyrës së presidencës e përdori këtë zyrë për ta themeluar listën e saj “Guxo”. Ajo aty punësoi njerëz të cilat i paraqiti si aderime të mëdha. Përmes kësaj listën shpërndau paga deri në 700 euro. Kurti po do ti marrë krejt institucionet. Në anën tjetër Osmani është përshtatur me mendësinë e Kurtit. Ishim dëshmitar në rastin e KQZ-së. Kjo do ta kufizojë lirinë e qytetarëve”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …