Nol Nushi: Vjosa Osmani e ka shndërruar zyrën e Presidencës në një nëndegë të partisë së Albin Kurtit

Nol Nushi: Në xhirollogarinë e “Auto Control Kosova”, me vetëm tre punëtorë paguhen 1 milion e 800 mijë euro në vit

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka reaguar pas marrëveshjes së Ministrisë së Infrastrukturës me kompaninë “Auto Control Kosova”, për ofrimin e tiketës ngjitëse që do të kushtojë pesë euro. Ky është monopoli i parë i qeverisë Kurti, tha Nol Nushi duke sqaruar se kjo pagesë është e paarsyeshme, derisa ka publikuar edhe disa të dhëna për këtë kompani që janë marrë nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, ku figuron se kjo kompani është regjistruar në qershor të vitit 2018 dhe se ka vetëm tre punëtorë. Nëse llogaritet numri i veturave që janë regjistruar vjet, i bie që në xhirollogari të kësaj kompanie me vetëm tre punëtorë të kalojnë 1 milion e 800 mijë euro në vit nga kjo marrëveshje ka sqaruar Nol Nushi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj pretendon se Albin Kurti është rekrutuar nga Serbia gjatë kohës që ishte në burg, në Serbi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se i është …