Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Nuk mund të mbahet shteti, mirëqenia sociale, prodhimi, ekonomia dhe standardi jetësor vetëm me taksa dhe vjelje doganore, jo

Nuk mund të mbahet shteti, mirëqenia sociale, prodhimi, ekonomia dhe standardi jetësor vetëm me taksa dhe vjelje doganore, jo. Dhe kjo nuk ndodhë askund në botën e zhvilluar ekonomikisht, të gjitha këto vjelje, pa dyshim ngritin standardin jetësor, por jo edhe stabilitetin dhe progresin ekonomik. Kosto e jetesës ngritët pikërisht tek të gjitha ato shtete ku jetohet vetëm nga vjeljet dhe jo nga prodhimi, ku ka vetëm import dhe jo edhe eksportim mallrash…

Vjeljet doganore dhe tatime tjera janë thjeshtë taksa që ngarkojnë taksa paguesit, në këtë rast qytetarët tanë të cilët edhe ashtu janë të lodhur e shkërmoqur. Të gjitha këto të vjela, natyrisht së shkojnë deri diku në ngritje të mirëqenies, por nuk llogaritën ngritje ekonomike e një vendi a shteti, thjesht ato janë taksa, dhe ai shtet që nuk ka burime tjera veç taksave, nuk e ka qasjen e sigurt drejt një ngritje të mirëfilltë ekonomike. Ndërhyrjet dhe fryrjen e statistikave në të vjela të qytetarëve, nuk janë fondamenti ekonomik i një shteti!

Gjendja ekonomike në Republikën e Kosovës nuk është e kënaqshme, nuk garanton siguri dhe progres, nuk garanton mirëqenie sociale në planin ekonomik afatgjatë, nuk garanton ngritjen e standardit jetësor, për rrjedhojë ka ngritje të çmimeve, ka rritje të kostos së jetesës, ka rritje të inflacionit, për pasojë bie konsumi dhe rrezikohet shtresa e varfër skajshmërish.

O njerëz, pushtetarë, qeveritarë, nuk mbahet shteti me vjelje taksash e doganash, por me prodhim, punësim…

 

25.08.2023

Kontrolloni gjithashtu

RAMIZ KELMENDI: DITA E DITËS SË ÇLIRIMIT TË KOSOVËS DHE LIDERËT POLITIK E USHTARAK TË UÇK-së

– Liderët e UÇK-së në këtë festë të çlirimit janë duke u mbajtur në hapësirat …