Kuvendi i Kosovës

Nuk miratohet Rezoluta e propozuar nga AAK-ja, në seancën e 24 dhe 25 shkurtit, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi

Sot në Kuvendin e Kosovës nuk është miratuar Rezoluta e propozuar nga AAK-ja në seancën e 24 dhe 25 shkurtit, në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi. 21 deputetë kanë votuar për, kundër asnjë ndërkohë 43 kanë abstenuar, dhe si pasojë e kësaj, nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të votave që të kalojë si rezolutë. Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, e ka paraqitur rezolutën pikat e të cilës ishin: 1. Dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë në nivel politik dhe jo në atë teknik, si dhe të udhëhiqet nga kryeministri i Kosovës. 2. Dialogu duhet të fokusohet në njohje të ndërsjellë dhe në ulëse në OKB.

 

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …