Refugjatet Ukrainas

Numri i refugjatëve që kanë ikur nga Ukraina me fillimin e luftës ruso-ukrainase i ka kaluar 1 milion e 200 mijë banorë

Numri i refugjatëve që kanë ikur nga Ukraina në sfondin e luftës ruso-ukrainase i ka kaluar 1 milion e 200 mijë njerëz. Kjo u bë e ditur të premten nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Sipas UNHCR-së, midis 24 shkurtit dhe 3 marsit, 1 milion e 209 mijë e 976 njerëz kanë kaluar nga Ukraina në vendet fqinje, më shumë se gjysma e të cilëve janë në Poloni. Kështu, 649.903 refugjatë kaluan kufijtë e Polonisë, 144 mijë e 738 të Hungarisë, 103 mijë e 254 të Moldavisë, 90 mijë 329 të Sllovakisë, 57 mijë 192 të Rumanisë, 53 mijë 300 të Rusisë dhe 384 të Bjellorusisë. Kurse numri i refugjatëve që kanë kaluar në vendet e tjera të Evropës është 110 mijë e 876. Këtyre shifrave u duhen shtuar edhe 96 mijë njerëz të tjerë që kanë kaluar në Rusi nga rajonet Donjeck dhe Lugansk ndërmjet datave 18-23 shkurt  të këtij viti. UNHCR ka paralajmëruar se nëse tensionet në Ukrainë përshkallëzohen, numri i refugjatëve mund të arrijë në 4 milionë.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …