Shkon mbi 100 numri i personave që e humbin jetën që nga fillimi i sulmeve ajore izraelite në Gaza

Numri i të vdekurve palestinezë nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 8.306

Numri i të vdekurve palestinezë nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 8 mijë e 306, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë në enklavën e bllokuar. Në mesin e të vdekurve gjenden 3 mijë 457 fëmijë dhe 2 mijë 136 gra, ndërsa më shumë se 21 mijë e 48 njerëz janë plagosur”, tha zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qudra në një konferencë shtypi në qytetin e Gazës. Ai tha se 25 spitale u detyruan jashtë shërbimit dhe 25 ambulanca u shënjestruan në sulmet ajrore izraelite në Gaza. Okupatori synon të paralizojë shërbimin e ambulancës”, tha zëdhënësi. Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga ofensiva e befasishme e grupit palestinez Hamas më 7 tetor.  Po ashtu bëhet e ditur se janë vrarë rreth 1 mijë 538 izraelitë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …