Nusret Pllana: Respekt për funksionimin e Radios „Kosova e Lirë“ gjatë dhe pas luftës së lavdishme të UÇK-së, qe 25 vjet

Nusret Pllana: Respekt për funksionimin e Radios „Kosova e Lirë“ gjatë dhe pas luftës së lavdishme të UÇK-së, qe 25 vjet

Respekt i veçantë për funksionimin e Radios „Kosova e Lirë“ gjatë dhe pas luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qe 25 vite rresht, i takon Udhëheqësit të saj Prof. Ahmetit me familjen e tij patriotike e atdhedashëse Qeriqi!

Urime gjithë stafit të Radios „Kosova e Lirë“, ky përvjetor i rëndësishëm jubilar!

Urime të përzemërta Prof. Ahmet, e nderuara Arbana, i nderuari Zamir, i nderuari Epir, e nderuara Krenare dhe komplet stafi që e bëtë të pamundurën të mos ndalet zëri i saj asnjëherë, edhe pse në mungesë absolute të përkrahjes institucionale të Republikës së Kosovës!

Urime dhe Juve shokë bashkëluftëtarë, që dhatë maksimumin gjatë periudhës së 4 janar 1999 – 21 qershor 1999, që zëri i pushkëve çlirimtare të jehoj fuqishëm dhe triumfalisht nga Radio „Kosova e Lirë“!

Urime dhe gëzuar për jetë e mot!

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …