Murati

Nё Prishtinё u mbajt finalja e kuizit tё diturisë “Ti je pjesë e atdheut”

Nё Prishtinё u mbajt finalja e kuizit tё diturisë “Ti je pjesë e atdheut”, në të cilën morën pjesë nxënësit shqiptarë nga diaspora, përkatësisht fituesit e shkollës shqipe nga Gjermania, Austria, Zvicra dhe nga Greqia, që u organizua nga Ministria e Diasporёs. Nxënësit garues nga diaspora iu përgjigjen pyetjeve nga lёndёt gjuhё e letërsi shqipe, kulturё, histori dhe gjeografi. Ata dëshmuan se kanë njohuri për gjuhën, kulturën dhe historinë e popullit shqiptar.  Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ministri i Diasporës, Murati, i cili falënderoj  mësuesit shqiptarë që me përkushtim mbajnë gjallë identitetin kombëtar, shkollën shqipe në shtete të ndryshme të botës

Kontrolloni gjithashtu

EUCOM dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur Bordin e parë të Ndërveprimit të Komandës dhe Kontrollit

Partneritetet Ndërkombëtare C4 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forca e Sigurisë …