OAK

OAK: Qindra mijëra euro po humb Kosova nga mos efikasiteti i MPJ-së

Oda e Afarizimit të Kosovës sot është pritur në takim nga zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme, Teuta Sahatqija dhe zëvendës Ministri,  Bekim Brestovci.

Problemet e bizneseve me ambasadat, specifikisht kërkesa për rritjen e komunikimit reciprok, mungesa e atasheve ekonomike, mosnjohja e Kosovës dhe problemet me listimin e emrave të qyteteve të Kosovës në gjuhën shqipe në Google, problemet e sektorit medial sidomos marketingu duke obliguar bizneset që të regjistrohen dhe hapin llogari jashtë vendit, me çka po dëmtohet biznesi dhe buxheti i Kosovës ishin disa nga temat që u diskutuan në këtë takim.

Poashtu gjatë takimit u trajtua edhe ҫështja e përkthimit me automatizëm i emrit Kosovë, në versionin Serbi në rrjetin social Facebook, paisja sa më e shpejt dhe e lehtë me viza e bizneseve anëtare të OAK-së, si dhe problemet e bizneseve dhe qytetarëve me pagesat jashtë vendit ishin pikat kryesore të cilat u diskutuan përgjatë këtij takimi.

OAK, kërkon që sa më parë këto kërkesa tona të adresuara në Ministri të merren parasysh dhe të bëhen ndryshimet e nevojshme me qëllim të lehtësimit sadopak të kushteve të të bërit biznes në vend dhe më gjerë.

OAK theksoi se mungesa e atasheve ekonomike po krijon vështirësi për të bërit biznes jashtë territorit të Kosovës e për të cilin do të duhej Ministria e Punëve të Jashtme së bashku me Qeverinë të ndërrmarrin masa.

E sekretari i Bordit Diamant Elashni, theksoi se me një problematikë të tillë është një numër i madh i bizneseve të cilët janë duke u ballafaquar. Elshani ka thënë se, kjo bazohet në praktikat tona që jemi duke hasur gjatë gjithë kohës në komunikim me bizneset, që kanë nevojë të bëjnë investime të huaja diku tjetër, në një shtet të rajonit e në momentin që shkon në një vend të huaj dhe nuk ke një atashe ekonomike, andaj edhe ҫasja e ambasadorit po është shumë më ndryshe.

Zv. Ministrija e Ministrisë së Punëve të Jashtme Teuta Sahaqija, faleminderoj Odën e Afarizimit të Kosovës (OAK) për prezencën dhe shpalosjen e propozimeve lidhur me ҫështjet e lartëcekura. Sahatqija, theksoi se do të bëjnë gjithëҫfarë është e mundur për të rregulluar këto problematika dhe për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve.

Përderisa, zv. Ministri Brestovci përgëzoj Odën për punën e bërë dhe inciativat e marra gjersa ritheksoi faktin se gjithëҫfarë është në kompetencat e Ministrisë do t’a adresojnë në adresën e duhur dhe që do të monitorojnë pastaj kërkesat e juaja se deri ku po arrinë. Kjo pasi ky vend ka nevojë për zhvillim ekonomik, e zhvillimin ekonomik e krijojnë bizneset. Sa më të lehtë të kenë bizneset fushëveprimtarinë e tyre jo vetëm në Kosovë por edhe diku tjetër natyrisht se flasim për shtrirjen e kapaciteteve biznesore jashtë territorit të Kosovës dhe të mirën e vendit ka thënë Brestovci.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga Skënder Krasniqi-kryetar i bordit, Diamant Elshani, Sekretar i bordit, Qëndresa Ibrahimi– koordinatore dhe Fjolla Smaili– zyrtare për komunikim me publikun.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …