Obama ia ka bërë të ditur Donald Trumpit angazhimin e domosdoshëm në NATO

Obama ia ka bërë të ditur Donald Trumpit angazhimin e domosdoshëm në NATO

Kryetari në detyrë i Amerikës, Barack Obama siguroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbeten “fuqia e domosdoshme” e botës dhe se Presidenti i zgjedhur, Donald Trump ia ka bërë të qartë se do ta ruajë angazhimin ndaj NATO-s. “Në bisedat që kam pasur me Presidentin e zgjedhur ai ka shprehur interes të madh në ruajtjen e marrëdhënieve tona kryesore strategjike. Një prej mesazheve që unë do të mund t’i përcjell liderëve botërore është angazhimi i tij ndaj NATO-s dhe aleancës transatlantike”, u shpreh Obama. Shefi i Shtëpisë së Bardhë sqaroi se ka shumë mekanizma diplomatike, ushtarake e humanitare të pushtetit të SHBA-së që e bëjnë Amerikën të nevojshme për globin, dhe ky status, sipas tij, nuk do të ndryshojë “Nuk ka asnjë dobësim të vullnetit kur vjen fjala tek ruajtja e një marrëdhënieje të fortë e te vendosur me NATO-n”, ka deklaruar, Barak Obama.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …