Sipas OBSH-së mbi 60% e popullsisë duhet të imunizohet ndaj virusit korona në mënyrë që të ulen infektimet

OBSH: Pandemia nga virusi korona mund të zgjasë shumë

Organizata Botërorë e Shëndetësisë ka vlerësuar se pandemia e shkaktuar nga virusi korona mund të zgjasë shumë. Pas një takimi të komitetit të kësaj organizate botërore të shëndetësisë, u bë një deklaratë e përbashkët në të cilën në mes tjerash thuhet se pandemia nga koronavirusi do të ketë jetë të gjatë.  “Niveli i rrezikut global nga COVID-19 vazhdon të jetë ende shumë i lartë. Komiteti parashikoi një shtrirje të gjatë të kësaj pandemie, duke theksuar edhe rëndësinë e përpjekjeve të qëndrueshme të reagimit të komunitetit, kombëtar, rajonal dhe global, thuhet në komunikatën për medie të lëshuar nga Organizata Botërorë e Shëndetësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Anu Prattipati viziton veriun – mesazh Qeverisë së Kosovës: Siguroni jetesë paqësore për të gjithë qytetarët

Në mes të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, pas mbylljes së disa zyrave …