Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se ndikimi i pandemisë në shëndetin mendor do të jetë “afatgjatë dhe i gjerë”. Ekspertët kanë bërë thirrje për veprim lidhur me ankthin dhe stresin e lidhur me COVID-19. OBSH-ja thekson se “ankthi i lidhur me shpërndarjen e virusit dhe ndikimi psikologjik i mbylljes dhe vetizolimit”, kanë kontribuar në një krizë të shëndetit mendor, bashkë me streset e lidhura me papunësinë, shqetësimet financiare dhe izolimin social. Drejtori regjional i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge tha se shëndeti mendor duhet të konsiderohet një e drejtë fundamentale njerëzore duke theksuar se virusi ka shkatërruar jetë. “Pandemia e ka tronditur botën”, tha ai në konferencë. OBSH bëri thirrje për forcim të shërbimeve për shëndetin mendor në përgjithësi dhe të përmirësohet qasja në shërbime të kujdesit përmes teknologjisë.
Kontrolloni gjithashtu
Selim Pacolli: Sllatina e Vitisë zgjedh Familjen si testament të harmonisë dhe solidaritetit
Në Sllatinë të Vitisë, me ftesë të qytetarëve të kësaj ane, patëm mundësinë të takohemi …